Rama mesazh Mitsotakisit me fjalët e Naim Frashërit: Është koha e lirisë, të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me komunitetin shqiptar në sallën “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, i  është drejtuar me një mesazh homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Në emrin tuaj dashuroj t’i lë një pusullë mikun tim të zgjedhur nga populli i këtij vendi, kryeministrit Mitsotakis.

Në vitin 1886 poeti ynë kombëtar Naim Frashëri shkruaji në greqisht vjershën e tij, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”.

“Duam me të gjithë fqinjët sllav dhe grekë të jetojmë në harmoni.

Me vllazërim, me rend dhe paqe të jetojmë.

Le të mos bëhemi armiq e të mos zihemi.

Mjaftojnë vuajtjet e shumta dhe tiranitë që kemi kaluar.

Është koha e mirëqënies, është koha e lirisë. Shumë të fala nga unë dhe shqiptarët e Greqisë”.

Rroftë Shqipëria, rroftë europa demokratike.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe vëllezërit e tyre grekë.

Na haptë një faqe të re vëllazërie, rendi evropian e paqe me prosperitet mes Shqipërisë dhe Greqisë”, ka mbyllur fjalimin e tij kryeministri Rama.