Camila Giorgi thotë mjaft, tenistja italiane “dorëzon”… raketën

Tenistja italiane Kamila Xhorxhi ka vendosur që të tërhiqet nga sporti.

32-vjeçarja ka njoftuar mbylljen e karrierës në tenis, për t’u fokusuar në fusha të tjera, kryesisht në pjesën e modelingut.

Sportistja bukuroshe shkëlqen në “Instagram”, aty ku regjistron rreth 725 mijë ndjekës.