Rama mbërrin në stadiumin “Galatsi” në Athinë, nis me himnin shqiptar dhe atë të BE, takimi me emigrantët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama mbërriti në stadiumin “Galatsi” në Athinë rreth orës 11:00, ku ishte i shoqëruar nga forca të shumta sigurie.

Bashkë me Ramën ishte edhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, ndërsa pas ngjitjes në podium u këndua himni shqiptar dhe ai i Bashkimit Evropian.

Më pas për të gjithë emigrantët nisi një koncert festive, ku performuan këngëtarët Era Rusi dhe Noizy.