Elbasani kampion i Kategorisë së Parë/ Kryetari i bashkisë, Llatja: Është një sukses i gjithë qytetit
Elbasani ka dalë prej javësh kampion i Kategorisë së Parë, por sot ato festuan me të gjithë tifozët e tyre, në ceremoninë e trofeut.
Një moment shumë i veçantë për ekipin verdheblu, por edhe për trajnerin Nevil Dede, por asgjë nuk ka mbaruar akoma, sepse vitin tjetër do të përballen me 9 nga ekipet më të mira të Shqipërisë, dhe puna duhet filluar sa më shpejt për t’u përgatitur.
Pas këtij sukesi ka folur edhe kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja i cili u shpreh se ky është një sukes i gjithë qytetit.
‘’Në fakt është një sukses i gjithë qytetit.
Është një investim që nisi nga bashkia e Elbasanit.
Por me dashamirësinë e gjithë qytetit dhe mbështetjen e madhe të të gjithë binzeseve të Elbasanit sot kemi arritur të jemi kampion.
Është një festë në Elbasan.
I gjithë Elbasani është në festë'', tha Llatja.
