Barazimi në Klasiken e Shqipërisë, Patushi: Një pikë që nuk i vlejti askujt, Tirana s'ka më shpresa për ''Final 4''

Saimir Patushi i ftuar në Sport Focus nën moderimin e Vjosana Nozllakut analizon të gjitha ndeshjet e javës së 35 të Abissnet Superiore të cilat u lujtën ditë  e mërkurë.

Ish futbollisti i Tiranës nuk ishtë aspak i kënaqur me klasiken e Tiranës dhe Vllaznisë.

Patushi: Një lojë që nuk prodhoj asgjë , kjo pikë nuk i vlejti aspak as Tiranës dhe as Vllaznisë.

Shumë pak raste, lojë e vakët nuk e di pse Vllaznia ka dy ndeshje që nuk është në 100 përqindëshin e vet dhe shpresoj shumë që të zgjohet.

Pastaj Tirana nga ana tjetër nuk ka më shpresa për Final Four, duhet të marri fitoren me Egnatian dhe të lutet që Skëndërbeu të dali barazim ose të fitoj më Vllaznise, të cilës nuk i ndikon më asnjë pikë.

Gjithashtu Patushi nuk la pa komentuar edhe ndeshjet e tjera ku tregon se cila skuadër e ka përqindjen më të lartë për të matt titullin kampion.