REAL-BAJERN/ Spektakël në “Bernabeu”, VAR-i i “djeg” spanjollëve golin e barazimit
REAL MADRID – BAJERN MYNIH 0-1
68′ GOOOOL BAJERN 0-1/ Shtanget “Bernabeu”, Alfonso Dejvis kalon në avantazh gjermanët me një supergol.
66′ Musiala lëviz bukur brenda zonës, provon me të majtën, por topi grushtohet nga Lunin në këndore.
60′ Nojer sërish protagonist duke i thënë “jo” gjuajtjes së Vinicius.
59′ Nojer bën sërish heroin, duke i mohuar një supergol Rodrigos nga goditja e dënimit.
53′ Tjetër rast i rrezikshëm për Bajernin me Kejn, por tentativa e tij ndalet nga portieri Lunin.
47′ Rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë e krijon Bajerni me Dejvis, por topi devijohet dhe shkon mbi traversë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë!
39′ Zgjatje vendimtare e portierit Manuel Nojer, që i mohon golin Vinicus Zhunior, pas një harkimi në formë gjuajtje që për pak sa nuk përfundoi në rrjetë
28′ Krijohet iluzioni i golit në “Bernabeu”, Kejn provon me një gjuajtje fluturimthi, topi devijohet nga një mbrojtës dhe portieri Lunin dhe shkon në këndore.
27′ Bajerni bën një zëvendësim të detyruar, largohet nga fusha Gnabri i dëmtuar, vendin e tij e merr Alfonso Dejvis.
13′ Drithërima në portë e Bajernit, shtylla dhe Nojer i mohojnë golin Realit.
8′ Kundërpërgjigjet Bajerni me Gnabrin, por sulmuesi gabon në finalizim, teksa as nuk shënjestron portën dhe as nuk asiston për shokun e skuadrës brenda zonës
6′ Minuta mjaft të mira për Realin, që i shkon pranë golit të avantazhit me Rodrigo, por sulmuesi brazilian nuk arrin të devijojë dot topin pavarësisht zgjatjes. Ndërkohë që Bellingham rrëzohet brenda zonë, por nuk ka penallti.
1′ Reali e nis zjarr sfidën, teksa fiton goditjen e parë nga këndi në sekondën e 17-të me Vinicius.
1′ Starton sfida në “Bernabeu”!
