VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

Në “Santiago “Bernabeu” po luhet gjysmëfinalja e kthimit e Champions League mes Real Madridit dhe Bayernit të Mynihut

Të dy ekipet në pjesën e parë përveçse u mbrojtën mirë, u munduan edhe të shënojnë, madje madrilenët goditën edhe shtyllën.

Megjithatë gol nuk pati dhe 45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, në minutën e 68-të, Davis me të djathtën shënon një supergol, duke kaluar Bayernin në avantazh.