Bota në Fotografi, ekspozita në Romë sjell pamjet mahnitëse njerëzore

Histori njerëzore të forta, momente jete që prekin emocione shpirtërore individuale, ndjenja e karaktere që bashkojnë komunitete, banorë, qytete, popuj, ngjarje që reflektojnë jetën, aktualitetin, të ardhmen e këtij globi, e bashkë të gjitha janë sot në sallat e Pallatit të Ekspozitave në Romë, në një ekspozitë unike me fotografitë fituese të konkursit më të madh të foto gazetarisë botërore World Press Photo 2024.

Një grua që mban në krah mbesën viktime nga bombardimet, një baba që ruan vajza e vdekur nën rrënojat e një tërmeti, një mbesë që kujdeset për gjyshin, gra të dhunuara, kufij të zhdukur, natyrë, tokë, thellësi uji, shkretëtira pa sfond horizonti, janë disa nga veprat fotografike të 24 finalistëve të edicionit të 67 të Fondacionit World Press Photo.

Juria globale e rajonale kanë seleksionuar 61.062 fotografi e projekte dërguar nga 3.851 fotografëve nga 130 vende të ndryshme të botës duke përzgjedhur 4 fituesit e këtij konkursi të përvitshëm e të rëndësishëm për gazetarinë.

Fotografitë fituese dëshmojnë problematikat më dramatike e urgjente të aktualitetit botëror; konflikte e kriza politike, fatkeqësi natyrore, problematika sociale e tema madhore që përmes imazheve, artit e talentit të autorëve përcjellin mesazhin sensibilizimit, reflektimit, përgjegjësisë për çfarë po ndodh aktualisht në planetin Tokë.

Inas Abu Maamar 36 vjeç, lëkund në prehër trupin e mbesës së saj Saly, 5 vjeç e mbetur viktimë bashkë me katër anëtarë të tjerë të familjes së saj, nga një raketë bombarduese izraelite që goditi Khan Younis, Gaza, më 17 tetor 2023. Autori i kësaj fotografie është Mohammed Salem, i Agjencisë Reuters e fitues i Fotografisë së Vitit World Press Photo 2024.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të të drejtave njerëzore, deri më fund të 2023, gra e fëmijë palestinezë përfaqësojnë dy të tretat e bilancit të viktimave në Gaza e kjo fotografi është një moment i fortë e i trishtë që përmbledh kuptimin e dramës që  po ndodh sot në Rripin e Gazës.

Fotografi ka rrëfyer se këtë foto e ka bërë vetëm pak ditë pasi ishte bërë baba e mban në të dhe ndjenjat e forta personale që ka jetuar duke parë trupin e një vogëlushe viktimë nga lufta.

Paul Rakotozandrin, "Dada Paul" (91 vjeç), vuan nga sëmundja e shekullit, Alzajmer. Jeton në Madagaskar prej 11 vitesh me humbjen e kujtesës nën kujdesin e vajzës së tij Fara.

Në këtë fotografi Dada Paul është me mbesën Odliatemix e po përgatiten për të shkuar në meshën e së dielës.

Humbja e memories për të moshuarit, sëmundja, politikat sociale, ndjenjat personale, familja, përgjegjësitë, emocione e përgjegjësi janë frymëzimi i kësaj fotografie vlerësuar si fituese e Reportazhit më i mirë i vitit për Word Press Photo 2024. Autori i saj Lee-Ann Olëage, Afrika e Jugut e realizuar për GEO.

World Press Photo Foundation është krijuar më 1955 e është një platforme globale që bashkon, fotografë, fotoreporterë, dokumentaristë, gazetarë nga e gjithë bota që përmes punës së tyre.

Shila 32 vjeç, nënë e tre fëmijëve kishte dyqanin e saj të parukerisë para se ushtarët eritre të pushtonin qytetin e saj e ta përdhunonin për tre muaj rresht. Fotografia është realizuar në Tigray, Etiopian ku më 2020 konflikti me Eritrean shkaktojë 600 mijë viktima. Gjatë konfiktit 100 mijë gra etiope u dhunuar seksualisht nga ushtarët eritre e që jetojnë sot të braktisura nga familja e nga paragjykimet sociale. Shila nga dhuna seksuale mbeti shtatzënë e solli në jetë një djalë por që tre fëmijët e saj ende nuk e dinë të vërtetën. Fotografia është realizuar nga Arlette Bashizi, për The Washington Post. Titulli " Të mbijetuarat" e ka fituar titullin Historia e Vitit "World Press Photo Story of the Year."

Mesut Hançer mban dorën e vajzës së tij 15-vjeçare e vdekur në rrënojat e tërmetit që godit Turqinë jugore më 2023. Foto është realizuar më 7 shkurt 2023 në Kahramanmaraş, nga Adem Altan për Agjencinë France-Presse. me titull "Dhimbja e një babai". e është një nga fotografitë finaliste fituese të seksionit Europa të këtij komkursi.

Më ora 4.17 minuta të mëngjesit të 6 shkurtit një tërmet i fortë i shkallës 7.8 goditi Turqinë e Sirinë duke shkaktuar 55 mijë viktima e 3.3 milionë të pastrehë. Mesut Hançer qëndron me orë e orë pasi nuk do të braktis nën rrënoja trupin e së bijës e cila ishte në gjumë kur tërmeti shkatërroi banesën e tyre. Për jurinë kjo fotografi vë në pah jo vetëm këtë dramë jete si pasojë e një fatkeqësi natyrore por si rrjedha e një plage politiko social siç është korrupsioni.

Lotomau Fiafia është 72 vjeç e është një nga 500 banorët e komunitetit të ishullit  Kioa në Oqeani. Së bashku me nipin e tij John po kujton linjën e bregdetit kur ishte i ri e që tashmë është mbuluar nga uji. Ky komunitet që jeton me peshkimin e blegtorinë rrezikon zhdukjen e tokës së tyre e transferimin për shkak të transformimit që po jeton planeti. Fotografia realizuar nga Eddie Jim, për Sydney Morning Herald mban titullin "Duke luftuar e jo duke u mbytur". Shfaqja e nivelit të ujit e dashuria mes gjyshit, nipit e tokës së origjinës kanë goditur jurinë e këtij konkursi duke e përzgjedhur si një nga fotografitë fituese 2024.

Ëord Press Foundation u krijua më 1955 nga një grup gazetarësh holandezë e sot është një nga eventet më prestigjoze të fotoreporterizmit botërore që rrëfen histori e ngjarje njerëzore.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur në kryeqytetin italian deri më 9 qershor 2024.