Detaje te reja te spastrimit etnik në Darfur/ 221 deklaratat e dëshmitarëve të mbledhur tregojnë torturat
Lufta Civile në Sudan ka marrë jetë njerëzish të pafajshme. Mbi 200 dëshmi tregojnë masakarat e forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë. Aktivisët e Human Rights Watch teks thonë se Darfurin Perëndimor po planifikohet spastrim etnik, kërkojnë një embargo armësh ndaj Sudanit
Dëshmitë e reja të civilëve të mbledhura nga Human Rights Watch detajojnë një nga mizoritë e luftës civile njëvjeçare të Sudanit, në mes të një spastrimi etnik në Darfur që ndodhi verën e kaluar.
Ata përshkruajnë fëmijë, që u “grumbulluan dhe u qëlluan” nga Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) teksa përpiqeshin të arratiseshin nga kryeqyteti rajonal El Geneina në qershor të 2023 gjatë një periudhe dhune në të cilën u vranë mijëra civilë.
Një djalë 17-vjeçar përshkroi vrasjen e 12 fëmijëve dhe pesë të rriturve më 15 qershor, duke thënë: “Dy forca të RSF-së … rrëmbyen fëmijët nga prindërit e tyre dhe, ndërsa prindërit filluan të bërtasin, dy forca të tjera të RSF-së i qëlluan prindërit, duke i vrarë ata.
Më pas ata qëlluan edhe fëmijët, trupat e tyre i hodhën në lumë sëpashku me ç’kishin me vete, tha ai.
Në një tjetër sulm të RSF-së më 15 qershor në një klinikë mjekësore të improvizuar në El Geneina, vranë 25 pacientë të plagosur që po kërkonin trajtim.
Një prej tyre, Ali, i cili ishte qëlluar në këmbë gjatë një sulmi të mëparshëm, tha kështu: Ata filluan të qëllonin mbi ne dhe i vranë të gjithë përveç meje dhe një gruaje e cila gjithashtu u plagos. Më qëlluan në krahun e djathtë. U rrëzova në tokë duke u shtirur si kisha vdekur.
Të rrethuar nga kufomat për 10 orë, Ali qëndroi i palëvizur ndërsa RSF vazhdoni sulmin në qytet.
221 deklaratat e dëshmitarëve të mbledhura nga Human Rights Watch ofrojnë provat më të fundit se RSF-ja e udhëhequr nga Arabët ka orkestruar një fushatë të përbashkët 12-mujore të spastrimit etnik kundër fisit jo-arab Masalit të Sudanit në Darfurin Perëndimor.
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Afrikan duhet, thotë HRW, të vendosin një embargo armësh ndaj Sudanit dhe një mision për të mbrojtur qytetarët.
Që nga shpërthimi i luftimeve midis RSF-së dhe ushtrisë sudane në prill 2023, më shumë se 8 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre mes një krize humanitare që OKB-ja paralajmëron se është një nga më të mëdhatë në dekada.


