Sërish probleme për Boeing/ Avioni pëson defekt gjatë ngritjes, 11 të lënduar në Senegal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2024, 13:51
Një tjetër incident me një avion Boeing ndodhi në Senegal, ku për pasojë 11 persona mbetën të lënduar. Avioni Boeing 737 pësoi një problem gjatë ngritjes dhe rrëshqiti nga pista.
Sipas Daily Mail, gjithsej 78 persona ishin në bordin e avionit. Videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë dëmtimin e motorit të majtë të avionit.
#SENEGAL ????????Transair Boeing 737-38J aircraft received substantial damage after it did a Runway excursion at Blaise Diagne International Airport. Boeing is under heavy pressure now!
— WORLD AT WAR (@World_At_War_6) May 9, 2024
Via:@fl360aero pic.twitter.com/7cd6K14KLg