“Vendimet e SPAK i kemi pranuar siç janë”, Resulaj: Nuk e thyejmë premtimin, PD ka bërë të kundërtën
Deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj në një intervistë në Ora News u shpreh se vendimet e SPAK-ut, mazhoranca i ka pranuar, ndryshe nga opozita.
Resulaj: Pjesë e rendit të ditës sot ka qenë edhe interpelanca e kërkuar nga deputeti i opozitës, Alibeaj me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja.
Kjo ka qenë e inkuadruar kryesisht tek çështjet e amnistisë penale dhe pikërisht për shkak të faktit se cfarë ka aminstuar ky ligj tashmë i miratuar.
Arsyeja se pse ka gjithmonë një argument se pse i kthehet dhe i rikthehet opozita lidhet sigurisht në gjykimin tim me nevojën që ka cdo grupim i opozitës për të gjetur një kauzë për tu kapur pas saj.
Gjykimi qëndronte në lidhje me faktin nëse janë amnistuar të dënuar nga GJKKO apo jo.
Ne nuk pretenduar se në këtë vend nuk ka pasur korrupsion.
Vendimet e SPAK-ut kanë gjetur së pari pranimin tek mazhoranca.
Ne nuk jemi si kundërshtarët tanë opozitarë, të cilët kanë gjithmonë qëllimin për të kundërshtuar SPAK-un në momentet që është duke marrë vendime ndaj ish liderit të opozitës dhe pastaj është i mirë kur merr vendime ndaj kundërshtarëve politikë.
