DOKUMENTI/ Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, jepet masa e sigurisë për autorin
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër ka vendosur masën e sigurisë për autorin e vrasjes në Bodrisht, Dropull. Marjola Beluli, gjyqtarja ka vendosur arrest me burg për autorin Thoma Mastora.
Kujtojmë se Thoma Mastora nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe e ka mohuar të jetë ai autori i ngjarjes, por sipas hetimeve të policisë në banesën e të moshuarve janë gjetur prova që e implikojnë në ngjarjen e mistershme, ku çifti Ilia u gjet i masakruar brenda banesës së tyre.. Thoma Mastora përfaqësohej nga avokati Jorgo Kasapi.
VENDIMI
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër sot në datë 08.05.2023, ora 15.00 vlerësoi kërkesën e Prokurorisë Girokastër me objekt vleftësim arresti dhe caktim mase sigurimi personal per personin nën hetim: Thoma Mastora.
Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit te Pergjithshem Gjirokaster vendosi:
1. Vlerësimin e ligjshëm të ndalimit të personit nën hetim Th. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana të cilësuara” dhe ” Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve” parashikuar nga neni 79dh dhe 278/3 Kodit Penal.
2. Caktimin ndaj personit nën hetim Thoma Mastora, të masës së sigurimit “Arrest ne burg” parashikuar nga neni 238 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e shpalljes së këtij Vendimi.



