Humanizmi vlerë e shoqërisë, piktura e 16-vjeçarit Arbër Kreka merr çmimin e parë

Kjo pikturë është një frymëzim për të gjithë.

Mes 3000 punimeve të prezantuara në një ekspozitë ishte ky realizim që u vlerësua me cmimin e parë ku mesazhi i përcjellë ishte ndihma humanitare ndaj të moshuarve.

Piktura i përket një 16 vjeçari i cili tregon se ka nisur të vizatojë para 5 vitesh ndërsa shprehet se ndihet i vlerësuar për kontributin e tij dhe është i vendosur për të vazhduar punën e tij humanitare në të ardhmen.

‘’Piktura ime flet për një grup njerëzish që ndihmojnë një grua të moshuar në nevojë.

Jam shumë i lumtur’’.

Ekspozita Kombëtare e Vizatimit "Fëmijët dhe Kryqi i Kuq" ka si qëllim promovimin e vullnetarizmit dhe solidaritetit ku në garë morën pjesë nxënës nga të gjitha shkollat e vendit.

Në fjalën e tij Presidenti i Kryqit të Kuq, Zlli Alushi, e përshëndeti kontributin e tyre ndërsa theksoi rëndësinë e vlerave humanitare në shoqërinë tonë dhe nxitjen e solidaritetit ndaj njerëzve në nevojë.

Humanizmi vlerë e shoqërisë, piktura e 16-vjeçarit