Arrestohen 125 demonstrues pro-palestinezë në kampusin e universitetit të Amsterdamit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2024, 07:02
Policia holandeze arrestoi 125 demonstrues pro-palestinezë në kampusin e Universitetit të Amsterdamit, sipas autoriteteve.
Ndërhyrja e policisë filloi në orën 3 të mëngjesit me orën lokale kur oficerët u zhvendosën për të shpërndarë demonstratën që kishte filluar të hënën pasdite.
Demonstruesit kishin ngritur tenda në kampus në pjesën lindore të Amsterdamit, duke kërkuar ndër të tjera ndërprerjen e të gjitha lidhjeve mes universiteteve të Amsterdamit dhe Izraelit.
Raportet tregojnë se demonstruesve iu kërkua të lironin ambientet përpara ndërhyrjes së policisë, gjë që rezultoi në shoqërimin e demonstruesve larg kampusit dhe 125 arrestime.
