Shkatërrohen 27 strehimore të përdorura nga terroristët në Turqi, sekuestrohen armë dhe lëndë plasëse

27 strehimore të përdorura nga terroristët u shkatërruan si rezultat i operacioneve të kryera nga xhandarmëria në Tunceli të Turqisë.

Në operacionet e kryera në zonën pyjore dhe shkëmbore u përfshinë qen zbulues eksplozivi, dronë, helikopterë sulmues dhe rreth një mijë personel.

Gjithashtu, si rezultat i masave të kontrollit janë sekuestruar 4 armë të gjata, 1 armë gjahu, 5 lëndë plasëse të prodhuara vetë, si dhe një numër i madh municionesh.