VIDEO/ New Jork, policët heronj ngjiten në ndërtesën 54-katëshe për të shpëtuar një grua

Një video është publikuar nga policia e Nju Jorkut, që tregon shpëtimin e një gruaje që ishte varur në një rrokaqiell 54-katëshe.

Pamjet janë nga një kamerë e veshur nga një prej oficerëve.

Incidenti ka ndodhur më 1 maj në qendër të Manhattan.

Policët heronj dolën nga pjesa e jashtme e xhamit mbrojtës teksa një “grua e shqetësuar” ishte e varur në qoshe, mes dy xhamave, siç përshkruhet nga mediat lokale.

Pasi u shpëtua, ajo u dërgua në një vend të sigurt dhe deri më tani, nuk dihet arsyeja që detyroi gruan të merrte këtë veprim ekstrem.