Java e 35-të e Superligës, tre skuadra në “luftë” për vendin e 4-t

Superliga shqiptare e futbollit luan këtë mesjave javën e 35-të dhe të parafundit të saj. Tirana, Dinamo City dhe Skënderbeu luajnë për një vend në “Final Four”, ndërsa Laçi me Teutën janë në luftë për mbijetesë.

Java e 35-të do të luhet këtë të mërkurë dhe të gjitha ndeshjet do të jenë në ora 16:00.

Tirana duket se ka dhe kalendarin më të vështirë. Nesër pret në “Air Albania” Vllazninë e vendit të dytë, teksa në fundjave do të luajë në transfertë përballë “Egantias”.

Sakaq, Egnatia, Vllaznia dhe Partizani kanë arritur të marrin matematikisht një biletë për në “Final Four”, ndërkohë Kukësi dhe Erzeni janë tashmë matematikisht një kategori më poshtë.

SUPERLIGA, RAUNDI 35:

E mërkurë, 16:00

Dinamo – Egnatia

Erzeni – Teuta

Tirana – Vllaznia

Kukësi – Partizani

Skënderbeu – Laçi

KLASIFIKIMI:

Egnatia 60 pikë

Vllaznia 58 pikë

Partizani 57 pikë

Dinamo City 47 pikë

Skënderbeu 47 pikë

Tirana 46 pikë

Teuta 44 pikë

Laçi 42 pikë

Erzeni 32 pikë

Kukësi 27 pikë