Shkëmbi vlerëson sezonin: Këtë vit ka pasur një garë të vërtetë mes ekipeve. “Final Four”, një mini-kampionat që i kënaq edhe tifozët

Ish-futbollisti aktualisht trajneri i Kombëtares U-19 Bledi Shkëmbi në një intervistë në studion e lajmeve në “Ora News”, vlerësoi skemën “Final Four” të kampionatit shqiptar.

Sipas tij, më shumë se kjo, e rëndësishme është fakti që në këtë sezon ka pasur një garë të vërtetë në luftën e skuadrave për titull.

“Më tepër se kjo ajo që kam parë është fakti se këtë vit ka pasur një garë të vërtetë nga klubet.

Ndërsa për tifozët kjo skemë e re është diçka e mirë pasi do të kenë mundësi që të shikojnë dhe një mini-kampionat të dytë”, u shpreh ndër të tjera Bledi Shkëmbi.

Shkëmbi vlerëson sezonin: Këtë vit ka pasur një