Luka Modric barazon Marcelon, kroati është shumë pranë rekordit te Real Madrid
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 17:17
Real Madrid festoi këtë fundjavë titullin kampion në La Liga, të 36-in në histori, duke barazuar Juventusin sa i përket kampionateve më elitare të kontinentit të vjetër.
Një sukses shumë i veçantë për “Los Blancos”, por gjithashtu edhe për shumë lojtarë, veçanërisht për Luka Modric.
Kroati koleksionoi trofeun e 25-të me madrilenët duke barazuar brazilianin Marcelo, teksa nëse triumfon në Champions League atëherë do ta parakalonte edhe ish-mbrojtësin që luajti për 16 sezone me Real Madrid.
