AKTI II I GJYSMËFINALES/ Gjithçka për gjithçka - PSG dhe Dortmundi premtojnë spektakël sonte

PSG-ja do të presë Dortmundin në orën 21:00, në ndeshjen e vlefshme për kthimin në gjysmëfinalen e Championsit.

Dueli i parë u mbyll me rezultatin 1-0 për verdhezinjtë dhe sot do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Por parizienët do të japin gjithçka në fushë që të jenë ata që prekin finalen e 1 qershorit në “Wembley”.