Opozita në shesh, Rama mbledh deputetët/ Ja manovra për “të tërhequr” vëmendjen nga protesta

Paralelisht me protestën e opozitës në sheshin para Bashkisë së Tiranës, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, deputetët socialistë do të zhvillojnë mbledhjen e radhës.

Ndryshe nga herët e fundit, kjo mbledhje nuk do të drejtohet nga kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, por nga vetë kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kryetar i Partisë Socialiste.

Dhe po ndryshe nga mbledhjet e zakonshme, Rama pritet të marrë vëmendjen mediatike të protestës në shesh, duke zgjedhur që mbledhja e sotme të jetë e hapur për mediat.