Kandidatët e Bashës për deputetë, Sefa: Procesi ka nisur, emrat do i kalojnë Kryesisë e më pas Këshillit Kombëtar
Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka nisur në bazë përgatitjen e emrave për kandidatët për deputetë. Çdo degë do të dërgojë emrat për kandidat, ndërsa ato do të selektohen fillimin nga një këshill qarku, e më pas nga Kryesia e Partisë Demokratike
Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka nisur tanimë procesin e zgjedhjes së kandidatëve për deputetë që do të jenë në listat e vitit 2025.
Qarku i Lezhës është ndër të parët që ka përpiluar listën ndërsa procesi i nisur në degë do të kalojë në një strukturë qarku e më pas në kryesinë Partisë Demokratike.
Pasi Kryesia të vendosë për emrat ato pritet të miratohen edhe nga Këshilli Kombëtar, ndërsa brenda tyre pritet të ketë edhe përfaqësues të emigrantëve.
Ndërkohë Partia Demokratike e “Rithemelimit” pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zgjedhë edhe drejtuesit e qarqeve që do të udhëheqin vendin në zgjedhjet parlamentare të 2025.

