Pilinçi: Xhorxh Washingtonin e ka nënën shqiptare, Xhorxh Bushi me origjinë nga Fushë Kruja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 22:39
Në “Drejt” nga Luan Rama, profesor Pëllumb Pilinçi u shpreh se stërgjyshi i tij i tretë ka martuar Xhorxh Washingtonin sepse nëna e tij ka qenë shqiptare.
Pilinçi: Në kohën e komunizmit shumë njerëz arratiseshin. Familja ime ka qenë e veçantë sepse ka qenë ndër më të pasurat dhe gjithmonë me Amerikën. Stërgjyshi im i tretë ka martuar Xhorxh Washingtonin sepse nëna e tij ka qenë shqiptare.
Stërgjyshi im i tretë ka marrë nga Shqipëria dhe është martuar babai i Xhorxh Washington. Gruaja është nga Tetova. Nëna e tij ka qenë shqiptar. Pra ai është nip në Tetovë. Edhe Xhorxh Bushi është me origjinë nga Fushë Kruja. Ka 30 vite që këtu është Amerika.