Titulli i 36-të i Realit/ Modric dhe Nacho në librat e historisë së klubit madrilen, kroati thyhen edhe një tjetër rekord

Real i Madridit arriti të siguronte titullin e 36-të të La Liga, katër xhiro para përfundimit të kampionatit. 

Për Luka Modric, i cili bëri paraqitje të shkëlqyer në fitoren e sotme të Real Madridit ndaj Kadizit me rezultat 3-0. Ky është titulli i katërt i kampionatit spanjoll për kroatin.

Ai ka fituar titujt në sezonet 2016/17, 2019/20 dhe 2021/22. 

Modriç sot u bë lojtari më i vjetër i Real Madridit që fiton La Liga, ku parakaloi legjendarin Ferenc Pushkash. 

Kroati e arriti atë në moshën 38 vjeç e 238 ditë, ndërsa Pushkash mbante rekordin me 38 vjet e 233 ditë. 

Me fitimin e kampionatit, kapiteni i kombëtares kroate sot hyri edhe një herë në librat e historisë së klubit mbretëror. 

Modric së bashku me Nachon fituan trofeun e 25-të si lojtarë të Real Madridit, duke u bërë lojtarët me më së shumti trofe në historinë e klubit. 

Së bashku me Modric dhe Nachon këtë rekord e mbajnë edhe Marcelo dhe Karim Benzema, që më nuk janë në klub.