Veliu: Serbia po luan lojën e saj në kufi, nuk duhet të merremi me ta, por me punët tona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 20:01
Në një intervistë për Ora News, Lulzim Veliu, njohës i çështjeve rajonale u shpreh se serbët po e bëjnë lojën e tyre ashtu sikurse çdo herë ndërsa pala jonë, në vend që të merret me punën e tyre, merren se çfarë bën Serbia.
Veliu: Mendoj se lajmi për ushtrimin e 400 personave në kufi me Kosovës nuk është lajm i ri. Serbët po e bëjnë lojën e tyre ashtu sikurse çdo herë ndërsa pala jonë, në vend që të merret me punën e tyre, merren se çfarë bën Serbia.
Çështja e sigurisë duhet të jetë në rend të parë dhe duhet të merren institucionet që janë përkatëse dhe jo politika, sikur të çojnë marrin e atyre që merren në rrjetet sociale për të dalë para publikut. Është me rëndësi që të merremi më shumë me punët tona dhe jo me Serbinë.
