Kosova më pranë KiE-së, Velija: Kushti për krijimin e Asociacionit, mbetet një prej sfidave kryesore

Gazetari, Besnik Velija në një intervistë në Ora News u shpreh se kushti për  krijimin e Asociacionit vazhdon të mbetet një prej sfidave kryesore për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Velija: Pritjet në fakt janë pozitive.

Kosova ka pritje pozitive që me datën 16 maj të kalojë me sukses edhe këtë fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës, megjithatë kushti për krijimin e Asociacionit vazhdon të mbetet një prej sfidave kryesore.

Pavarësisht se nuk është një parakusht i vendosur në raportin e raportueses për Kosovën.

Faktori politik në Kosovë si rrallëherë është i bashkuar sa i takon cështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.