Tre sezone në Serie B, klubi i njohur rikthehet në elitën e futbollit italian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 13:30
Parma siguroi këtë të mërkurë matematikisht rikthimin në Serie A.
Dy hërë fituesit e UEFA Cup (sot Europa League) siguruan matematiksht elitën e futbollit italian pas barazimit 1-1 ndaj Bari-t në duelin e javës së 36-të.
Skuadra e Pecchia-s ka koleksionuar 74 pikë duke kryesuar kampionatin, aktualisht me tre pikë më shumë se Como dhe do të luaj përsëri në Serie A pas sezonit 2020-2021.
