ZYRTARE/ Tre javë nga fundi i sezonit, Struga shkarkon Shpëtim Duron
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2024, 11:52
Klubi i Futbollit Struga Trim Lum në Maqedoninë e Veriut ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Shpëtim Duro tre javë nga fundi i sezonit.
Trajneri i njohur ia doli që sezonin e shkuar ta shpallte Strugën kampione për herë të parë në vendin fqinj, duke bërë paraqitje të mira edhe në Kupat e Evropës, paçka se nuk u sigurua një vend në fazën finale.
"FC Struga Trim Lum njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me shefin e stafit teknik, Shpëtim Duro.
Bashkëpunimi me trajnerin Duro ndërpritet me marrëveshje të dyanshme.
Me këtë rast, FC Struga falënderon Duron për kontributin e dhënë gjatë periudhës përderisa e drejtoi skuadrën tonë në kampionatin e vendit dhe garat europiane, gjithashtu i dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen", njofton Struga.
