Finalja e Championsit në “San Siro”? Vjen konfirmimi nga Giorgio Marchetti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2024, 20:53
“San Siro” do të presë finalen e Champions League në vitin 2026 ose 2027. Kështu ka deklaruar zëvendëssekretari i UEFA-s, italiani Giorgio Marchetti, për mediet italiane.
“Finalja e Champions League në Milano në vitin 2026 apo 2027? Ka shanse të mira, në fund të fundit, San Siro, pavarësisht se nuk është stadiumi më modern, është një ikonë e futbollit ndërkombëtar, i njohur nga të gjithë sportistët, veçanërisht nga tifozët e futbollit.
Vendimi përfundimtar duhet të merret në fund të majit. Italia është e angazhuar në procesin e kandidimit, do të shohim se si do të përfundojë”, deklaroi Marchetti.

