Aksident i pabesueshëm në Meksikë, makina përplaset me aligatorin, vdesin tre të rinj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Prill 2024, 21:54
Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin meksikan të Sinaloas. Tre persona humbën jetën, kur makina me të cilën udhëtonin u përplas me një aligator dy metra në mes të natës. Të rinjtë, të moshës nga 20 deri në 22 vjeç, humbën jetën tragjikisht.
Zvarraniku u shfaq papritur në rrugë përpara makinës, në të cilën ndodheshin gjithsej shtatë persona. Ndërsa shoferi po përpiqej të manovronte, mjeti goditi aligatorin dhe më pas përfundoi duke u përplasur me një pemë.
Katër personat e tjerë morën lëndime të rënda. Nga përplasja u vra edhe aligatori dhe trupi i tij u gjet në mes të rrugës pranë rrënojave. Vendasit më vonë e copëtuan kafshën e ngordhur nga inati.