Presidenti i Turqisë, Erdogan: Netanyahu është kasapi i Gazës

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka deklaruar se Turqia nuk do të qëndrojë në heshtje përballë gjenocidit që po kryhet në Gaza, duke shtuar se nëse të mbrosh Jeruzalemin do të thotë të mbrosh njerëzimin, atëherë duhet të ketë respekt edhe për besimet e tjera fetare. Ai bëri me dije se Turqia do të vazhdojë në këtë luftë për të vendsosur drejtësi për të vrarët me vendosmëri.

“Meqë të mbrosh Jeruzalemin do të thotë të mbrosh njerëzimin, paqen dhe respektin për besimet e ndryshme, Turqia do ta vazhdojë këtë luftë me vendosmëri”,- tha Erdogan.

Gjatë fjalës së tij këtë të premte, në Konferencën e 5-të të Platformës Ndërparlamentare të Jerusalemit, Erdogan tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka skalitur emrin e tij në histori si kasapi i Gazës, ndërsa ka theksuar se do të vazhdoj marrëdhëniet me grupin Hamas, të cilët mbrojnë atdheun e tyre kundër pushtuesve, si Rezistencë Kombëtare të Palestinës, u shpreh ai.

“Netanyahu, ka skalitur emrin e tij në histori me turp si kasapi i Gazës. Ndërsa palestinezët në Gaza kanë rezistuar për 203 ditë, pavarësisht nga të gjitha gjasat, askush nuk mund të presë që ne të qëndrojmë të heshtur përballë gjenocidit. Ne do të vazhdojmë t’i shohim vëllezërit tanë Hamas, të cilët mbrojnë atdheun e tyre kundër pushtuesve, si Rezistencë Kombëtare të Palestinës”,- shtoi presidenti Erdogan.

Presidenti Erdogan tha se Turqia qëndron si i vetmi vend që zbaton kufizime të eksportit ndaj Izraelit në 54 grupe produktesh. Xhamia Al-Aksa e Jeruzalemit përballet gjithnjë e më shumë me ngacmime, me identitetin e qytetit antik që fshihet nga Izraeli hap pas hapi. Të parët e mi i shërbyen Jeruzalemit për 400 vjet, trashëgimia e tyre nuk mund të fshihet,”- tha Erdogan.