SHBA paralajmëron kinën, Blinken pas takimit me XI: Sanksione nëse ndihmoni Rusinë
SHBA është e përgatitur për të vënë sanksione ndaj Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes, paralajmëroi Sekretari Amerikan I Shtetit Antony Blinken pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping.
Marrëdhënia mes dy superfuqive konsiderohet e stabilizuar por nuk mungojnë mosmarrëveshjet që duhet trajtuar, siç konfirmua pas takimeve të zyrtarit të lartë amerikan në Pekin
Blinken tha se prioritet kryesor është ndalimi i mbështetjes së Pekinit për luftën e Rusisë në Ukrainë.
“I thashë zotit Xi, nëse Kina nuk e trajton këtë problem, ne do ta bëjmë këtë”, tha zoti Blinken duke iu referuar sanksioneve të mundshme
Shtetet e Bashkuara nuk e akuzojnë Kinën për furnizim të drejtpërdrejtë të Rusisë me armë. Zyrtarët amerikanë thonë se Kina po dërgon pajisje, përfshirë mikroprocesorë dhe pajisje të tjera, që shfrytëzohen për prodhimin e armëve ruse.
Sekretari Blinken tha se Uashingtoni mund të miratojë sanksione për të ndaluar këtë bashkëpunim. Por analistët thonë se kjo mund të jetë e ndërlikuar.
Presidenti Xi tha se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të marrin masa ndëshkuese ndaj ekonomisë së Kinës.
"Ndërsa dialogu Kinë-SHBA vazhdon të rritet, menaxhimi i dallimeve dhe promovimi i bashkëpunimit, nuk është vetëm një aspiratë e dy popujve tanë, por diçka që pjesa tjetër e botës e pret. Bota është e madhe, ka vend si për zhvillimin e SHBA-së edhe Kinës”, tha ai.
Bisedimet u përqendruan edhe në çështje të tjera, përfshirë Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore si edhe të drejtat e njeriut dhe lufta kundër drogës Fentamil që arrin në SHBA.
SHBA miratoi një ligj që do të detyronte TikTok-in në pronësi kineze të shesë aplikacionin jashtëzakonisht të popullarizuar të videove ose të ndalohet në Amerikë, por çështja doli si teme diskutimesh.
Ndërkohë në një intervistë për CNN Blinken tha se SHBA ka parë prova të përpjekjeve kineze për të "ndikuar dhe ndërhyrë në mënyrë të diskutueshme" në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, pavarësisht një angazhimi të mëparshëm nga udhëheqësi Xi Jinping për të mos e bërë këtë.
