Mafiozi festë në varrin e Falcones, organizoi ceremoninë e martesës në kishën ku prehet prokurori i antimafias

Ceremonia e 25 vjetorit të martesës së një çifti të konsideruar drejtues të mafias së Palermos ka sjellë bujë dhe kritika të forta në medie. 

Në 15 prill kremtuan mes miqsh të ashtuquajturën martesa e argjendtë në kishën ku prehet armiku më i madh iI mafies, Giovani Falcone. Tommaso Lo Presti, i lidhur me bandën Portanuova, thuhet se u lirua nga burgu në fund të vitit të shkuar.

Më tej thuhet se ai arriti të organizojë ceremoninë festive në kishën San Domeniko që konsiderohet një nga kishat më të bukura në Palermo dhe e qendër të qytetit.

Po ashtu edhe gruaja e tij është arrestuar më parë, madje thuhet se gjatë dënimit të bashkëshortit arriti të menaxhojë të ardhurat e klanit. Pas ceremonisë bosi i mafias ka hedhur fotot në rrjetet sociale çka solli më pas dhe interesim të shtuar të gazetarëve.

Të pyetur se si u arrit që në vendin ku gjenden eshtrat e Falcones u bekua çifti mafioz, një nga fretërit që drejtuan meshën shprehet se nuk e njihnin duke shtuar se nuk ishin ata që realizonin kontrollin por janë ngarkuar institucione të tjera. Më tej ai shton se e kishin kuptuar ngjarjen vetëm pas lajmeve të dhëna të nesërmen në mediet e Palermos.

Madje situata shihet edhe më e komplikuar kur masat ndaj tij vijonin me detyrim për të qëndruar në banesë pas orëve të mbrëmjes, ndaj dhe ata organizuan festën në drekë.