Zgjedhjet në Maqedoni, kandidati shqiptar thirrje qytetarëve, Osmani: Dilni dhe votoni! Vendosni për izolimin ose integrimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2024, 12:42
Bujar Osmani, kandidat për president nga Fronti Evropian ka votuar në shkollën fillore Adem Jashari në komunën e Çairit në Shkup.
Ai ka inkurajuar qytetarët që të dalin sa më shumë në votime dhe të shprehin bindjen e tyre. Ai tha se zgjedhjet janë vendimtare sepse shteti është në udhëkryq.
“Qytetarët vendosin për izolimin ose integrimin. Besoj në fitore të Frontit për Evropën”, tha ai.