Raporti i IDM-së, hulumtuesi Froni: Tendencat e kapjes së shtetit dhe ligjeve me porosi janë ende aktive

Gjigandi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International theksoi në raportin e vet vjetor për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë se shqetësimet për Shqipërinë lidhen me sulmet kundër medias, me dhunën me bazë gjinore dhe me ndërtimin e kampit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të politikës italiane.

Një raport ky që vjen pas atyre raporteve problematikë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Transparency International.

Një raport problematik u publikua dhe një ditë më parë nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), mbi efektivitetin e mekanizmave kombëtarë kundër korrupsionit.

Raporti, një bashkëpunim me Organizatën Transparency International, me mbështetjen e Bashkimit Europian, vëren një rënie në sektorin publik sa u takon mekanizmave kundër korrupsionit, një stanjacion në media dhe shoqërinë civile, ndërsa veçon si përparimin më të rëndësishëm atë në sistemin gjyqësor dhe në prokurori.

Lidhur me këtë raport, i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” Daniel Froni, hulumtues në IDM u shpreh se problemi i korrupsionit dhe luftës së tij nga institucionet e drejtësisë është thjesht një problem i brendshëm shqiptar, që nuk lidhet me ndërkombëtarët.

“Raporti është produkt i një pune njëvjeçare që ne kemi kryer në terren nga një ekip i gjerë hulumtuesish dhe është një raport tejet i hollësishëm dhe i zgjeruar.

Raporti mbulon sektorë të ndryshëm që nga institucionet qeverisëse, institucionet e pavarura deri tek shoqëria civile.

Në ato që vërejmë kemi të bëjmë me një ngecje në vend të Shqipërisë.

Tendencat e kapjes së shtetit dhe ligjeve me porosi janë ende aktive që prej raportit të fundit, ku kemi një ndarje shumë të dobët të pushteteve çka ka cenuar aftësinë e Parlamentit për të mbikëqyrjen e qeverisë dhe të gjitha këto hapësira në sistem krijojnë dhe hapësirat për të kryer korrupsion”, theksoi ndër të tjera hulumtuesi i IDM-së, Daniel Froni.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE ME POSHTE: