Raportet, Hasimja: Duhet të dallojmë ndryshimin mes atyre që thonë institucionet e huaja me ato të politikave të jashtme të vendeve të caktuara

Gjigandi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut Amnesty International theksoi në raportin e vet vjetor për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë se shqetësimet për Shqipërinë lidhen me sulmet kundër medias, me dhunën me bazë gjinore dhe me ndërtimin e kampit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të politikës italiane.

Një raport ky që vjen pas atyre raporteve problematikë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Transparency International.

Lidhur me këto raporte që sa vijnë dhe nxijnë Shqipërinë sa i përket situatës së rëndë që po përjeton, studiuesi Ermal Hasimja i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” u shpreh se ka një këndvështrim të ndryshëm nga ato çfarë konstatojnë institucione të caktuara dhe asaj që konstaton politika e jashtme e një vendi.

“Dhe nuk i vë dot faj. Çdo vend përfshi dhe Amerika ka interesat e veta specifike dhe në raport me rajonin, në raport me Shqipërinë kanë prioritare stabilitetin në vend.

Po ne nuk mund të presim nga vendet e botës që problemet që ne kemi të na i zgjidhin ata. Kjo na është kthyer në varësi por nuk ndodh kjo.

Po të kthehemi 15-20 vitet e fundit të gjithë diktatorët e një vendi i kemi parë në kacelaritë e mëdha, si Gadafi apo dikush tjetër. Por të gjithë e dinin që ai ishte diktator, por ishte interesi tjetër në atë kohë.

Ndaj ky hendek ekziston dhe ky është konstatimi, që ai hendek ekziston por që jo domosdoshmërish ta mbajë mirë me atë vend", u shpreh Hasimja.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTE ME POSHTE: