Samiti botëror i Kirurgjisë, Spitali Amerikan bën bashkë emrat më të njohur
Samiti i peste nderkombetar i Kirurgjise mblodhi se bashku kirurget me te spikatur shqiotarë dhe të huaj.
Ky Samit i organizuar nga Shoqata Amea dhe Spitali Amerikan, që u zhvillua në Plaza Hotel Tirana, kishte në fokus teknikat innovative dhe miniinvazive te kirurgjise se sotme.
Hapja e samitit nisi me akordimin e cmime nderi dhe certifikata e ekselences ne fushen e kirurgjise per kirurget e mirenjohur Artur Xhumari, Tonin Alia, Teuta Haveri, Arben Beqiri, Alfred Aga, Burak Koza dhe Andi Kaçani.
Presidentja e shoqates Amea, doktoresha e shkencave Lindita Shosha nenvizon rendesine e ketij samiti per aplikimin e teknikave moderne në kirurgji.
‘’Sot e gjithë bota është e drejtuar drejt teknikave minimalevazive, sepse janë teknikat më moderne të cilat e rehabilitojnë pacientin shumë shpejt.
E rikthejnë në aktivitetin normal me një kualitet më të mirë’’, tha Shosha.
Nga ana tjeter profesor Profesor Doktor Arben Beqiri theksoi rendesine e investimit ne edukimin mjekesor.
‘’Investimi në edukim nuk është aq i dukshëm menjëehrë, por do të japë frytet e veta në të ardhmen e afërt duke përgatitur një brez të ri të aftë mjekësh në të gjithë vendin’’, tha Beqiri.
Vendimmarrja kirurgjikale dhe roli i ekipit multidisiplinor në operacionet me indeks të lartë vështirësie, dhe aplikimi i procedurave mini-invazive ne kirurgjine e pergjithshme ishte fokusi i diskutimeve ne këtë samit i cili regjistroi një pjesëmarrje dhe interes shumë të lartë.
