Vështirësohet kredia për shtëpi, BSH: Do të shtrëngohen kriteret e huadhënies, kërkesat në rritje
Blerja e një banesë me kredi pritet të bëhet edhe më e vështirë në muajt në vijim.
Bankat kanë shtrënguar kushtet e financimit të individëve për blerje banesash që në nisje të këtij viti.
Në anën tjetër, kreditë për konsum janë bërë me të thjeshta
Kush do të kërkojë të blerje një banesë me kredi do ta ketë më të vështirë!
Bankat pritet të shtrëgojnë kriteret e financimit për banesa.
Ashtu sic bënë edhe në tremujorin e parë të këtij viti!
Shkak për këtë situatë janë zhvillimet në tregun imobiliar dhe normave të interesit, thotë banka e Shqipërisë në raportin për kreditimin
“Në kreditimin e individëve bankat presin të jenë disi më konservatore në tremujorin e dytë, duke shtrënguar standardet e kreditimit, si në kreditëpër blerjen e banesave, ashtu edhe në ato për financimin e konsumit, thotë Banka e Shqipërisë
Por pavarësisht se kushtet janë bërë më të rrepta, interesi i individëve që duan kredi për shtëpi ishte dhe pritet të jetë i lartë.
Në vitin 2023, kredia e re për blerje banesash arriti rekordin historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh
Në kohën kur kushtet e bankave për individët që kërkojnë kredi për shtëpi u forcuan, e kundërta ndodh me finacimin për konsum.
Ato pësuan lehtësim.
Nga ana tjetër, kriteret e kreditimit për biznesin mbetën të pandryshuara, përballë kërkesës në rritje kryesisht për invetime
Qëndrimi i bankave ndaj biznesit të madh sipas raportit u ndikua nga perceptimi për nje rrezik të shtuar lidhur me situaten ekonomike,dhe aftesine paguese te kredimarrsve.
