Balla vizitë në Emiratet e Bashkuara, takim me homologun Al Nayan, i dhuron fanellën e Kombëtares
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ndodhet në një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla ka ndarë një video ku është pritur në një takim nga zëvendëskryeministri dhe ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Saif Bin Zayed Al Nayan.
Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit.
Gjatë takimit, Balla i ka dhënë homologut Al Nayan fanellën e kombëtares shqiptare.
“Abu-Dabi – I nderuar nga mikpritja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Emirateve të Bashkuara Arabe Saif Bin Zayed Al Nayan, me të cilin do të diskutojmë mbi forcimin e bashkëpunimit”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Bala më herët ka bërë të ditur se do të udhëtonte drejt Emirateve të Bashkuara për të vijuar diskutimin edhe për çështjen e një marrëveshjeje për ekstradimet.
