Llogaritë bankare, në një vit kursimet e shqiptarëve u rritën me 6%

Në një vit kursimet e shqiptarëve njohën një rritje prej 6 për qind.

Sipas të dhënave të agjencisë së depozitave  16 miliardë euro.

Por pjesa më e madhe e depozitave u përkasin shumave nën 25 milionë lekë, pra sa është edhe kufiri i siguruar.

Në total të këto llogari ishin 15 miliardë euro ose 94% të totalit të depozitave.

Numri i depozituesve individë që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave në sistemin bankar, në fund të vitit 2023 është 2.6 milionë.

Por në to janë edhe llogaritë që kanë 0 deri në 100 lek gjendje dhe që në numër përkthehen 898,348.

Ndërsa rreth 1.6 milionë kanë në llogaritë e tyre nga 100 deri në 25 milionë lekë me një total prej 509.6 miliardë lekë.

Depozituesit individë me depozita më të mëdha se shuma maksimale e siguruar janë vetëm 119,623, por që në zotërim të tyre janë 698.6 milliardë lekë.

Pra që tejkalon edhe kursimet e 1.6 milionë llogarive që kanë në depozitë shuma më pak se 25 milionë lekë.

Megjithatë në raportin e paraqitur në kuvend thuhet se ka një rritje të kontributeve dhe depozitave në gjendje për të kompensuar llogaritë sipas përcaktimeve ligjore.

Po ashtu është rritur edhe numri i bankave dhe institucioneve financiare të përfshira në skemë.