Ethet e fushatës/ Rama nis kërkimin e votës së emigrantëve, edhe pse u mundësohet e drejta e votës nga vendi ku ata jetojnë

Kryeministri Shqiptar Edi Rama do të nisë një tour takimesh me diasporën shqiptare nëpër botë. Lajmi bëhet publik prej burimeve diplomatike pranë kryeministrit Shqiptar.

Sipari i takimeve të Ramës do të nisë në 12 maj me Athinën, ku pritet të zhvillohet një takim me pjesëmarrje të gjerë.

Për këtë qëllim në Athinë u ndodh edhe Sekretari Organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe drejtues të tjerë të PS të cilët patën takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jeton në Athinë.

Sipas zotit Klosi, nisja e tourit të takimeve të kryeministrit Rama në diasporë synon të thellojë lidhjet që vendi Ynë ka me shqiptarët kudo në botë.

Janë politikat e partisë sonë, - tha klosi që synojnë lidhje të forta të Diasporës me vendlindjen, duke rreshtuar disa pika që sipas tij kanë interes për emigrantët ku mes kryesoreve renditi vullentin e qeverisë për të mundësuar votën e emigrantëve, por edhe një sërë çështjesh të karakterit ekonomik, të cilat i clirojnë ata nga pengesat burokratike dhe që tashmë kryehen tërësisht falas dhe shumë shpejtë nëpërmjet portalive të qeverisë.

Sipas organizatorëve të eventit, takimi i Kryeministrit do ketë shumë surpriza të këndëshme për emigrantët.

Me synimin që takimi të jetë një festë për shqiptarët që jetojnë në Greqi, pranë Ramës pritet të përformojnë me muzikën e tyre edhe këngëtare të njohur si Noizy dhe të tjerë.

Edhe pse ngulomohet me forcë, vota e emigrantëve mbetet një problem i pazgjidhur në Kodin Zgjedhor, kjo edhe pas refuzimit te mazhorancës socialiste të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.