Berisha: Prag fitorja e të premtes dëshmoi se fitoja është e juaja dhe se ajo është tmerr dhe ferr për Ramën dhe çetën e hajdutëve

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se prag fitorja e të premtes dëshmoi se fitoja është e juaja dhe se ajo është tmerr dhe ferr për Ramën dhe çetën e hajdutëve.

Pjesë nga fjalimi i Berishës nga protesta e sotme

Të dashur qëndrestare dhe qëndrestarë, misionarë të kauzës së drejtë, të dinjitetit, të lirisë dhe shpresës së shqiptarëve.

Ju përshëndes me përzemërsinë më të madhe, me mirënjohjen e pakufishme përulem para jush.

Përshëndes oratorët tuaj të cilët me guximin, mençurinë, ndjenjat dhe patosin e tyre kanë shndërruar platformën e rrugës së shpresës në platformën e të vërtetës, platformën e fitores dhe frymëzimit.

Të dashur miq! E premtja që kaloi i kalli datën regjimit. Prag fitorja e të premtes dëshmoi se fitorja është në duart e tuaja.

Prag fitorja e të premtes dëshmoi se fitoja është e juaja dhe se ajo është tmerr dhe ferr për Erion Veliajn, Edi Ramën dhe çetën e tyre të hajdutëve të shpifur.

Ndaj dhe ftoj çdo qytetar të Tiranës, të ngrihet ditën e premte, të lërë çdo gjë, ti japë kohë, ti guximin, protestës së ditës së premte, protestës së fitores, protestës së shpëtimit të Tiranës.

Ftoj çdo të ri të këtij kryeqyteti, gjimnazist, student, në punë dhe kudo që janë, të mblidhen të premten për ti dhënë shtytjen përfundimtare një njeriu që ka denigruar sa askush tjetër mbi historinë mbi 100 vjeçare të kryeqytetit, dinjitetin e qytetarëve të Tiranës, dinjitetin e qytetit të Tiranës.

Vendosi modelin e vjedhjes 100 % të taksave të qytetarëve të mirë të Tiranës, taksave që ata paguajnë për shërbime ndaj tyre që nuk i marrin.

Taksave që ata paguajnë për arsimimin e fëmijëve të tyre, për infrastrukturën e tyre, për tregjet, për shërbimet e tjera.

Erion Veliaj me një grup hajdutësh rreth tij, vodhi 100% këto taksa, si askush tjetër në planet, si asnjë bashki tjetër në planet.

T'ju pyes unë ju, të pyes çdo qytetar, a nuk meriton ky njeri të varet në shtyllën e turpit të kryeqytetit, në shtyllën e turpit të historisë.

A nuk meriton ky njeri të përçmohet nga çdo qytetar i ndershëm i Tiranës. A nuk meriton ky njeri të kapet për zverku, të nxirret nga zyra për të mos u futur më kurrë aty.

A nuk meriton ky njeri të kapet me lecka, të çohet në 313 atje ku e ka vendin me verdiktin e popullit.
A nuk meriton ky njeri një gjyq publik, në sheshin Skënderbej para qytetarëve të Tiranës, ku tu thotë qytetarëve se sa dhjetëra e dhjetëra milionë euro vodhi për 1 milionë fidanet që gjoja ka mbjellë, por që ka vjedhur së paku 990 mijë prej tyre.

A nuk meriton ky njeri një gjyq publik para jush në sheshin Skënderbej dhe para shqiptarëve të tregojë se ku janë paratë, ku janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës që nuk ekziston.

A nuk meriton ky njeri të varet në shtyllën e turpit të historisë dhe të tregojë, të tregojë se si ka mundësi të ndërtojë rrugë, shkolla me çmime 10-herë më të larta se në Europë.

A nuk duhet të jemi ne qytetarë europianë, të kërkojmë standarde europiane në bashkinë tonë. Erion Veliaj është krimineli lakuriq që endet rrugëve të Tiranës, duhet ta ndaloni kudo që ta gjeni.