Protesta para bashkisë së Tiranës, lirohen 4 protestuesit, Noka: Gjykata përtej lirisë, ua ndaloi të drejtën e protestës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Prill 2024, 11:13
Kanë dalë sot para gjykatës 4 protetsuesit që u arrestuan pas protestës para bashkisë së Tiranës. Protesta u mbajt në datë 19 prill me thirrje të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë dhe u regjistrua dhunë. Protestuesit hodhën flakadanë dhe molotov në drejtim të bashkisë.
Para gjykatës ka dalë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, të arrestuar për përdorim të lëndëve piroteknike, në këtë rast të molotovëve të hedhur drejt godinës së bashkisë, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë.
Në fund u vends masa e sigurise detyrim paraqitje, gje qe u kundershtua nga deputeti Flamur Noka ne perfundim te senaces.

