E rëndë në Jerusalem/ Makina përplas këmbësorët, plagosen 3 persona, policia: Ishte sulm terrorist

Momente tmerri janë shënuar pak orë para festës së Pashkëve hebreje në Jerusalem. Të hënën në mëngjes, mediat ka raportuar se një sulm terrorist ka lënë të plagosur tre persona.

Tre persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së hënës në Jerusalem, pak orë para festës së Pashkëve hebreje.

Një makinë ka goditur një grup këmbësorësh, të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Policia thotë se 2 nga të plagosurit, të moshës 21 dhe 15 vjeç, janë dërguar në spital.

Ishte ora 7: 50 minuta e mëngjesit të së hënës, kur makina, ngjyrë e bardhë, me dy autorët brenda, vjen me shpejtësi dhe merr përpara një grup të rinjsh të cilët ishin duke ecur në rrugë.

Ata kanë fluturuar në ajër duke rënë disa metra larg ndërsa makina është përplasur me një tjetër automjet të parkuar.

Më pas autorët kanë dalë me shpejtësi, njëri prej tyre nxori një automatik të improvizuar “Carlo” për të gjuajtur, por arma duket se u bllokua dhe e hodhën në tokë dhe nisën të largohen me nxitim.

E siç raporton policia, pranë makinës është gjetur një automatik i lënë në tokë nga dy të dyshuarit të cilët u larguan. Ndërkohë, autoritetet izraelite kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e tyre.