RENDITJA/ “U mbrojtën me armë, jo me diplomaci” - Qeveritë rrisin shpenzimet ushtarake: Bota, më pak e sigurtë

Frika për përshkallëzimin e luftërave në botë, kanë bërë që qeveritë në mbarë globin të rrisin shpenzimet e tyre ushtarake. Studimi tregon se viti 2023 ka shënuar rekordin e mbrojtjes ushtarake me 2.44 trilion dollarëve harxhime.

Në vitin 2023, shpenzimet ushtarake globale arritën një rekord të ri, sipas hulumtimit nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes.

Ato u rritën me 6.8% në vitin 2023 duke kapur vlerën e 2.44 trilion dollarëve krahasuar me vitin 2022 që shënoi shpenzime deri në 2.24 trilionë.

Kjo është rritja më e madhe vjetore që nga viti 2009, nënvizon Instituti.

RENDITJA/ “U mbrojtën me armë, jo me diplomaci” -

Të gjitha rajonet që ne studiojmë kanë parë një rritje, e cila tregon se bota ndihet më pak e sigurt dhe ndoshta po përdor masa të ashpra për sigurinë e saj dhe jo mjete diplomatike, thuhet në studim.

Shumë qeveri i tremben përshkallëzimit të "tensioneve dhe paqëndrueshmërisë" dhe për këtë arsye rrisin shpenzimet e tyre ushtarake, mbi të gjitha ato evropiane, pas pushtimit të territorit ukrainas nga ushtria ruse në shkurt 2022.

SHBA mbetet deri tani numri një në botë, me shpenzimet ushtarake që arrijnë në 916 miliardë dollarë. Kjo është më shumë se një e treta, 37%, e shpenzimeve ushtarake globale dhe afërsisht tre herë më e madhe se ajo e vendit të renditur të dytë: Kinës.

Pekini shpenzoi rreth 296 miliardë dollarë për forcat e armatosura, ose rreth 12 për qind të shpenzimeve ushtarake globale, 6 për qind më shumë nga viti në vit, sipas Institutit.

RENDITJA/ “U mbrojtën me armë, jo me diplomaci” -

Me fjalë të tjera, SHBA-ja dhe Kina përbënin pothuajse gjysmën e shpenzimeve ushtarake globale vitin e kaluar. Rusia mbeti në vendin e tretë, e ndjekur nga India dhe Arabia Saudite. Gjermania u rendit e 7-ta, pak pas Britanisë

Berlini kritikohet shpesh sepse shpenzimet e tij ushtarake "nuk kanë arritur ende 2% të PBB-së së tij,që është edhe objektivi i NATO-s," vuri në dukje studiuesi Skaratzato.

Nga vendi i 11-të në 2022, Ukraina renditej e 8-ta në 2023. Shpenzimet ushtarake përbënin gati 60%—58% të totalit të shpenzimeve të saj qeveritare.

Shifra është shumë më e lartë se ajo e Rusisë, ku shpenzimet ushtarake përbënin 16% të totalit të shpenzimeve publike.

Ja shtetet që shpenzuan më shumë në vitin 2023

SHBA

Kina

Rusia

India

Arabia Saudite

Mbretëria e Bashkuar

Gjermania

Ukraina

Franca

Japonia