“TRUMP” ul vlerën e apartamenteve/ Ish-presidenti përballet me akuza penale, banorët: Po na dëmton ekonomikisht

Banorët në Trump Plaza, një ndërtese 40-katëshe në Nju Jork, po kërkojnë që ndërtesa të riemërohet. Në këtë mënyrë sipas tyre do t'i shpëtojnë një lidhjeje gati dy dekadash me ish-presidentin emri i të cilit lidhet me një sërë problemesh ligjore.

Banorët e ndërtesës 40 katëshe, Trump Plaza në Nju Jork, duan që ti ndërrojnë emrin objektit pasi thonë se po i ul vlerën pasurive të tyre të paluajtshme teksa ish presidenti përballet me akuzat penale të ngritura ndaj tij.

"New York Times" raportoi se pasi akuzat ndaj Trump u bënë publike, vlera e apartamenteve në ndërtesat që mbanin emrin e tij ishte nënvlerësuar në treg. Ndërtesat që kishin hequr emrin Trump kishin parë që vlera e tyre të rritet përsëri, pasi ky nuk është rasti i parë!

Kujtojmë se tre ndërtesa rezidenciale të qytetit të Nju Jorkut hoqën emrin e Trump ditë pas zgjedhjes së tij në nëntor 2016.

E gjitha erdhi pasi njerëzit kishin hedhur vezë në ndërtesat e stampuara me emrin Trump gjatë fushatës presidenciale.

Trump International Hotel and Tower në Toronto, i cili si shumë prona të tjera nuk është në pronësi të ish-presidentit, por në vend të kësaj paguan për të përdorur emrin e tij, pagoi miliona dollarë për të prishur marrëveshjen në 2017.

Trump Plaza ndodhet në qendër të New Rochelle, disa blloqe larg restoranteve dhe kinemasë qëndrore. Aty jetojnë rreth 80,000 banorë.

Ndërtesa hap në mars 1984, kohë në të cilën Trump zotëronte 90 për qind të partneritetit.

6 vitë më vonë pronarët e apartamenteve e paditën ish kreun e shtëpisë së bardhë në shkurt 1990, duke pretenduar se ndërtesa përmbante defekte të ndryshme.

Padia kërkonte që Trump të paguante 10.7 milionë dollarë dhe madje t'i hiqej emri nga ndërtesa, gjë e cila nuk ndodhi në atë kohë.