Ndërprerja e ndeshjes për Ndicka, Lotito sulmon Romën: Ishte kod i verdhë, takimi duhej të rifillonte
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 08:32
Presidenti i Lazios Claudio Lotito sulmon Roman në lidhje me ndërprerjen e ndeshjes ndaj Udineses, pasi Evan Ndicka ndjeu shqetësim në zemër, takim që do të përfundohet më 25 prill.
Në një prononcim të bërë së fundmi Lotito theksoi se Roma duhej të ishte rikthyer në fushë për ta përfunduar atë përballje.
“Të pranojmë, ata ndaluan një ndeshje për shkak të një kodi të verdhë.
A shqetësohen lojtarët? Po, por sërish ndeshja mund të luhet në të njëjtën mbrëmje”-deklaroi ai.
