Borë dhe akull në Rrugën e Kombit, makina përfundon në anë të rrugës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Prill 2024, 13:14
Edhe në Rrugën e Kombit kanë nisur reshjet e dëborës, ku për pasojë të prezencës se akullit ka ndodhur edhe një aksident.
Në segmentin Fan-Kolsh ka prezencë të borës e akullit.
Një automjet ka dalë nga rruga afër traut duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Mësohet se në automjet udhëtonin tre persona.
