VIDEO/ Partizani rikthehet tek fitorja, mund pastër Dinamon në derbi
Partizani triumfoi me rezultatin 2-0 në derbin ndaj Dinamos të zhvilluar në “Arenën e Demave”.
Një përballje emocionuese që i pati të gjitha.
Të kuqtë e Orges Shehit ishin dominues të sfidës, teksa gjetën golin e avantazhit në minutën e 30-të me anë të Bintsuka.
Fundi i pjesës së parë ishte dramatik, teksa Denison shpërdoroi një 11-metërsh.
Tentativa e brazilianit u ndal nga portieri Pano Qirko, që mbajti portën e paprekur.
Në fillimin e pjesës së dytë, më konkretisht në minutën e 47-të, Dinamo mbeti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Gudiabi.
Për golin e sigurisë te Partizani mendoi Albers Keko, i cili u hodh në fushë në minutën e 65 në vend të Bintsuka, teksa 5 minuta pas aktivizimit përshëndeti rrjetën duke dyfishuar shifrat.
Pas këtij triumfi Partizani duket se ka “shkelmuar” krizën e rezultateve, ku kishte 4 ndeshje radhazi pa fituar, ndërkohë që për Dinamon, kjo është humbja e 12-të në 32 javë kampionat.
VIDEO:
https://streamin.one/v/d4ca3cea
https://streamin.one/v/a9db3178
