FOTOT/ Orët e Shumaker do të dalin në ankand, pritet të tejkalojnë vlerën e 4.8 milionë dollarëve
8 nga orët luksoze dhe të personalizuara të legjendës së Formula 1, Michael Schumacher do të dalin në ankand dhe pritet të tejkalojnë vlerën e 4.8 milionë dollarëve në total.
Aksesorët e rrallë do të ekspozohen gjatë muajit maj në Nju Jork, Miami, Gjenevë dhe Zvicër, më 13 maj, sipas njoftimit të shtëpisë së ankandeve Christie's.
Familja e Schumacher mban një sërë orëve të mbledhura nga shoferi kampion gjatë viteve dhe, “së fundmi, ata vendosën të ndahen me orët specifike të koleksionit, ku besonin se koleksionistët e orëve do të ishin në gjendje të vlerësonin vlerën e vërtetë të pjesëve.

Pjesët më të spikatura përfshijnë platinin e Schumacher FP .ef pi. Journe Vagabondage 1, i cili mban pothuajse gjysmën e vlerës të të gjithë koleksionit, me një çmim të pritshëm shitjeje deri në 2.2 milionë dollarë.
Ajo është dhuratë nga ish ceo I ferrarit për shtatë herë fituesin e Kampionatit Botëror F1.
Ndërkohë, një orë “Stainless steel Rolex Paul Newman Daytona” pritet të shitet deri në 440 mijë dollarë dhe ora e “Schumacher's Audemars Piguet Royal Oak” pritet të kap vlerën 280 mijë dollarë.

Kritikët vlerësojnë se këto ora janë për njerëzit që ndjekin Formula 1, të cilët kanë ndjekur kampionin kur ai ishte në gara, si një pjesë e kujtimeve të tij.
Schumacher pësoi një dëmtim të trurit pas një goditje të rëndë në kokë gjatë një aksidenti me ski në vitin 2013.
Që atëherë ai nuk është shfaqur në publik, por gruaja e tij Corinnaka pohuar në vitin 2021 se jetojnë se bashku dhe bëjnë terapi që Michael të ndihet rehat.


